Vrasja e reperit shqiptar pasi arriti famën (Foto/Video)

Reperi i lindur dhe rritur në Milot të Shqipërisë, Fabian Nikaj, u bë i njohur për publikun në vitin 2007.

ShowBiz

23/05/2016 12:43

Ishte pikërisht festivali “Top Fest” edicioni i katërt, kur ai u prezantua me këngën “Të dua” në bashkëpunim me Samanta Karavellën, shkruan lajmi.net.

Në atë kohë, kjo këngë ishte nga më të dëgjuarat për shkak të muzikës dhe ritmeve që për atë kohë ishte diçka e re.

Edhe pse nuk arritën të futeshin në finale, Fabiani dhe Samanta fituan zemrat e publikut.

Tre vite më vonë, në korrik të vitit 2010, Fabiani gjendet në një lokal në Shëngjin ku nisi konflikti me tone të larta me Erind Mrrukun (23 vjeç).

Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku edhe e ka qëlluar me armë zjarri, 25 vjeçarin.

I ndjeri sapo kishte filluar karrierën dhe po pëlqehej nga publiku ndërsa i vetëdorëzuari në polici, duke marrë përsipër autorsinë e krimit, nuk dihet nëse po vuan dënimin e veprës së 6 viteve më parë./Lajmi.net.

YouTube player