Vokrri: Zhegrovës iu deshën 30 sekonda për të vendosur për Kosovën
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe futbollisti Edon Zhegrova, kanë qenë mysafirë në ‘Sport Show’.

Sport
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të shënoi fitore të thellë 3:0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen miqësore në Zvicër.
Golashënues për Kosovën në këtë fitore ka qenë edhe Edon Zhegrova, i cili regjistroi vetëm paraqitjen e tretë për ‘Dardanët’.
Fitorja ndaj Shqipërisë, dy paraqitjet tjera në miqësore dhe përzgjedhja për të vendosur për të luajtur për Kosovën, kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar në ‘Sport Show’.
Zhegrova pa hezitim ka thënë se ka zgjedhur me zemër të luajë për Kosovën, vendin e tij dhe të familjes së tij, derisa ka apeluar edhe të futbollistët e tjerë që ende nuk kanë vendosur për përfaqësim ndërkombëtarë, që për Kosovën të vendosin me zemër, dhe nëse nuk e ndjejnë nuk kanë nevojë ta bëjnë atë.
Pas kësaj, ka ndërhyrë kryetari Vokrri, duke zbuluar se Zhegrovës i janë dashur vetëm 30 sekonda për të vendosur të luajë me Kosovën.
“Takimi ka zgjat për me luajt apo mos me luajt 30 sekonda”, ka thënë Vokrri./Lajmi.net/