Vokalisti i “Maroon 5” shfaqet nudo në klip (Video)

Vokalisti i bendit Maroon 5, Adam Levine është shfaqur nudo në një skenë në video klipin më të ri të këngës së tyre të titulluar 'This Summer's Gonna Hurt Like a Motherf**ker'.

ShowBiz

01/06/2015 22:00

Në këtë viedo-klip, bendi Maroon 5, shfaqen në një turne dhe i gjithë

klipi është i xhiruar në ‘Wembley Arena’ në Londër më datën 28 Maj 2015.
Video tregon frontmanin, Adam Levine duke u përgatitur në prapa skenë, ku edhe shfaqet nudo, e më pas ai përgatitet dhe del në skenë për t’ju bashkuar pjesës tjetër të grupit, ku ata bëjnë një shfaqje spektakolare për turmën që janë në pritje.

Kënga ‘This Summer’s Gonna Hurt Like a Motherf**ker’, është pjesë e studio albumit më të ri nga bendi Maroon 5, të cilin e kanë emëtuar me numrin romak ‘V’.
Në vijim mund të shihni video klipin më të ri të këngës ‘This Summer’s Gonna Hurt Like a Motherf**ker’, nga Maroon 5:

http://www.dailymotion.com/video/x2s6nro_maroon-5-this-summer-s-gonna-hurt-like-a-motherfucker-bmf_music?start=1