Vlerësimet e lojtarëve: Torino – Inter

Interi nuk arriti më shumë se një barazim në duel me Torinon sonte, në një ndeshje ku ka mundur edhe të humbiste, pasi vendësit e humbën një penallti.

Sport

01/09/2014 00:07

Interi e nisi sezonin e ri në Serie A me barazim. Nerazzurri nuk arritën më shumë se një 0:0 në duel me Torinon, në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Madje, ekipi i Walter Mazzarrit ka mundur të humb krejt, pasi vendësit e humbën një penallti.

Vlerësimet e lojtarëve

Torino: Padelli 7, Maksimovic 6, Moretti 6, Darmian 7, Glik 8, Bovo 7, Nocerino 5, Gazzi 7, El Kaddouri 7, Quagliarella 7, Larrondo 3.

Inter: Handanovic 8, Vidic 4, Juan 7, Jonathan 7, Ranocchia 6, Dodo 5, Kovacic 4, Hernanes 7, M’Vila 6, Medel 7, Icardi 4.