Vjelja e rrushit “Për kokërr t’qefit”

Festivali tradicional i vjeljes së rrushit “Hardh Fest” sivjet do të mbahet prej 2 deri më 4 shtator në Rahovec.

ShowBiz

19/04/2016 17:16

Në një komunikatë për media këshilli Organizativ bën të ditur se në mbledhjen e fudnit ka caktuar datat për mbajtjen edicionit të sivjetmë të festivalit.
“’Hardh Fest’ këtë vit organizohet në ditët e para të muajit shtator, përkatësisht në fundjavë me 2, 3 dhe 4 shtator”, thuhet në komunikatë të Këshillit Organizativ.
Po ashtu ky këshill ka vendosur edhe për sloganin që sivjet do ta ketë festivali “Për kokërr t’qefit”.