Vizioni i ri për Bankën Botërore

Ministrat e financave, bankierët qendrorë dhe ekonomistët për zhvillim, janë mbledhur në Lima, Peru, për takimin vjetor të Bankës Botërore, ku debati do të përqendrohet në atë se si agjenda e institucionit përshtatet me botën tonë që po ndryshon.

Opinion

07/10/2015 14:55

Organizimi i kësaj ngjarje në një vend në zhvillim, paraqet një ndryshim të mirëpritur nga ato vende të zakonshme siç janë Uashington DC. Tani, Banka Botërore duhet të bëjë disa ndryshime tjera të rëndësishme: Duhet të riformulojë misionin e saj dhe të ndërmarrë detyra të reja, derisa aksionari më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara, duhet ta ri-mendojnë rolin e saj në këtë organizatë.

Misioni aktual i Bankës Botërore, është ti jap fund varfërisë ekstreme brenda një brezi dhe të rrisë prosperitetin e përbashkët – që është padyshim i rëndësishëm. Por, duke riformuluar atë mision për të theksuar mbështetjen për rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të qeverive anëtare, Banka Botërore mund të bëjë edhe shumë të mira tjera.

Një qasje e tillë do të reflektojë dhe forcojë objektivat e miratuara së fundmi nga Zhvillimi i Qëndrueshëm (SDG), që do të udhëheqë përpjekjet për zhvillim global deri në vitin 2030. Dhe derisa është larg përjashtimit të qëllimit aktual për ti dhënë fund varfërisë, ky fakt do të përqafojë reduktimin e varfërisë si rezultat i ndërtimit të qëndrueshëm, një shoqërie të begatë, në të cilën qytetarët përmes taksave të tyre, do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të financojnë shtetet e afta dhe të përgjegjshme, që nderojnë standardet dhe rregullat globale.

Një mision i tillë i riformuluar do të lidhte edhe më shumë Bankën Botërore me vizionin origjinal të një “kooperative globale kreditore”, që do të gjeneronte përfitime për të gjithë anëtarët nëpërmjet veprimit kolektiv të themeluesve të saj. Ky vizion është ndërtuar mbi një ide të thjeshtë por të shkëlqyer: për të marrë hua kundër kapitalit të sigurt të anëtarëve të kreditorëve (në atë kohë, kryesisht SHBA-të) dhe të japin hua për anëtarët ku kapitali për investim ka qenë i paktë ndërsa kthimi i lartë.

Kjo ide ka shfrytëzuar avantazhin e eksternalitetit pozitiv lidhur me kostot e huamarrjes së ultë, sikurse ato të merituara nga rreziku i kredisë së çdo kreditori të vetëm (ose më të ulët). Kthimi në këtë dinamikë fillestare do të ishte i mirë për të gjithë nga vendet kreditore (që do të përfitonin nga një sistem i qëndrueshëm global) ndaj huamarrësve (ekonomitë e të cilave gëzojnë rritje më të shpejtë dhe ulje të varfërisë).

Për më tepër, ri-hedhja e misionit të Bankës Botërore në këtë mënyrë hap çezmat krahasuese të avantazhit relativ të Bankës Botërore ndaj dhjetëra agjencive bilaterale të ndihmës, dhe qindra organizatave joqeveritare që punojnë në vendet në zhvillim. Kjo e bën përfshirjen e Bankës Botërore veçanërisht të vlefshme.

Banka Botërore ka njohuri dhe përvojë në sektorë të ndryshëm siç janë: infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, arsimi, pensionet dhe në rregullimin financiar. Ajo ka aftësi të vendosë një shumëllojshmëri të financimit, dhe në ndarjen e rrezikut të instrumenteve për të mbështetur investime private dhe ato publike. Kurse stafi i saj posedon ekspertizë të pakrahasueshme për vende të veçanta, përfshirë depërtimin në politika të vështira lokale që nganjëherë pengojnë reformat e nevojshme që sigurojnë fitim në investime.

Në përshtatjen e misionit të saj për nevojat e shekullit të 21-të, Banka Botërore gjithashtu duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e sigurimit dhe zhvillimit mirave publike globale. Sot, rreziqet më të mëdha për shoqëritë stabile dhe prosperuese – siç janë ndryshimet klimatike, pandemitë e mëdha, dhe rrezitja e rezistencës ndaj anti-mikrobeve – janë globale në natyrë, dhe për këtë arsye duhet të adresohen në mënyrë kolektive. Duke pasur parasysh, kthimi i  investimeve në zhvillim të mirave publike globale janë kolektivisht të larta, por mbeten të kufizuara në një bazë nga vendi në vend, fushë kjo ideale për fokusin e Bankës Botërore si një kooperativë globale.

Në mënyrë të veçantë, Banka Botërore duhet të bëhet një forcë kryesore lëvizëse në nxitjen e investimeve duke promovuar qëndrueshmërinë mjedisore; duke mbështetur kërkimet në bujqësi, shëndetësi dhe energji të pastër; dhe në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave ekonomike dhe sociale. Sigurisht, nuk duhet të marrë përgjegjësinë për sigurimin e të gjitha këtyre të mirave publike. Por mund të ndihmojë me vendosjen e prioriteteve, duke ngritur dhe hapur kanalin e fondeve dhe duke vlerësuar ndikimin e investimeve përkatëse.

Për të pasur sukses, Banka Botërore duhet të zgjerojë veglën e saj përtej kredive specifike të vendit – si instrument kryesor mbi të cilin është mbështetur për shtatë dekada. Për këtë, nevojitet një mandat i qartë nga vendet anëtare, si dhe instrumente të reja për asistencën financiare dhe teknike që janë përshtatur drejt sigurimit të zhvillimit të rëndësishëm të mirave publike globale. Ndërrimi i fundit i brendshëm që duhet të ndodhë përfshin vetëm një anëtar: SHBA-të. Gjatë gjysmës së shekullit të fundit, Amerika ka qenë një administratore e arsyeshme e stabilitetit ndërkombëtar.

Por, derisa SHBA-të mbeten një superfuqi ekonomike dhe ushtarake, vendet e tjera janë duke e zënë hapin shpejtë. Dhe Shtetet e Bashkuara duket se nuk janë të gatshme të krijojnë hapësira për ata, siç edhe është dëshmuar nga rezistenca e tyre për ngritjen e infrastrukturës aziatike të udhëhequr nga Kina me një bankë investimesh. SHBA-të duhet të pranojnë atë derisa janë ende të fuqishëm në nivel global, duhen të udhëheqin më me ndikim dhe bindje, dhe më pak të mbajnë rregulla dhe zakone të vendosura 70-vjet më parë, që ishin dedikuar për qëllime praktike, ku kreditori i vetëm mbështeste krijimin e institucioneve të reja financiare ndërkombëtare.

Pra, në Lima këtë javë, diskutimi mbi shëndetin ekonomik të Kinës dhe orarin e FED-it për rritjen e normës së interesit, duhet të shoqërohet nga një debat i mirëfilltë për nevojën e këtyre tri ndryshimeve. Me një mision të riformuluar, një axhendë të përditësuar, dhe me SHBA-të më përfshirëse, Banka Botërore do të jetë më mirë e pozicionuar për të luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e një lloj zhvillimi që bota ka nevojë tani. /Përgatitur në shqip nga lajmi.net

Nancy Birdsall është themeluese dhe kryetare e Qendrës për Zhvillim Global