Vieri kundër Balotellit
Ish sulmuesi i mirënjohur italian, Christian Vieri ka lavdëruar paraqitjen e Azzurrëve në fitoren 2:0 në miqësoren kundër Holandës, pa sulmuesin Mario Balotelli.
Sport
Paraqitja e parë e Italisë së Antonio Contes ishte bindëse dhe fituese.
Azzurrët fituan 2:0 ndaj Holandës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Bari me golat e sulmuesit Ciro Immobile dhe mesfushorit Daniele de Rossi, nga penalltia.
Përveç fitores, italianët zhvilluan një lojë të pëlqyeshme e që është lavdëruar edhe nga ish sulmuesi i mirënjohur, Christian Vieri.
Ai madje ka publikuar një porosi, duke u shprehur qartë kundër Mario Balotellit, i cili nuk u ftua nga Conte.
“Bravo, bravo, më në fund, Antonio Conte i madh. Vetëm djelmosha që vrapojnë e që e duan Kombëtaren. Urime Antonio Conte”, shkroi Vieri në Tëitter.