Video tregon se si ndërtohet një makinë nga fillimi deri në fund

Në një video të shkurtër, prodhuesi i makinave elektrike Tesla ofron një pasqyrim të procesit të prodhimit të makinave të modelit 3.

Auto & Tek

03/01/2019 16:43

Tesla për herë të parë bëri të njohur se si prodhon makinën e këtij modeli, transmeton lajmi.net.

Videoja tregon prodhimin nga perspektiva e ulëses së pasme.

Ndërkohë, Tesla duket se është në vështirësi të prodhimit. Aktualisht, në javë prodhohen ndërmjet 5000 dhe 7000 copë të Modelit 3 nga kompanitë.

Në javët e ardhshme, modelet e para të makinës do të shpërndahen në Evropë. /Lajmi.net/

YouTube player