Veturat super-luksoze të familjes Kardashian

Janë të njohur për shoun televiziv "Keeping Up With the Kardashians".

ShowBiz

05/06/2018 14:22

Kriss Jenner dhe vajzat e saj janë emra shumë të pranishëm në titujt rozë të medieve botërore, shkruan lajmi.net.

Njihen për jetën luksoze që bëjnë, blerjet dhe bizneset, të cilat kanë shtrirje në pothuajse gjithë botën.

Ato nuk ngurrojnë që përmes rrjeteve sociale të prezantojnë pak nga ajo që posedojnë, e këtë gjë më së shpeshti e bën Kim dhe Kylie.

Kjo e fundit në një fotografi postuar në InstaStory ka treguar veturën luksoze të saj dhe nënës së tyre, e që padyshim se kushtojnë shumë. /Lajmi.net/