Veturat në shesh, policia në gjumë!

Sheshi në kryeqytet është i destinuar vetëm për këmbësorë, por nuk janë të rralla raste kur nëpër të kalojnë edhe vetura.

Lajme

30/12/2014 19:55

Ndonëse sheshet Ibrahim Rugova, ai Nënë Tereza dhe në fund edhe ai Zahir Pajaziti janë të caktuar vetëm për këmbësorë, ndodh që nëpër të si gjatë ditës ashtu edhe natën të kalojnë dhe trupojnë rrugën edhe automjete të ndryshme.

Edhe këtë mbrëmje, në prag të Festës së Vitit të Ri, sonte nëpër shesh të destinuar vetëm për këmbësorë, reporteri i Lajmi.net regjistroi kalimin e një veture dhe një kombi duke trupuar rrugën nëpër sheshin e frekuentuar nga shumë qytetarë të rritur por edhe fëmijë fare të vegjël. Por, pjesëtarët e policisë duket sikur janë në gjumë. Ata rrallë e përmall shihen në shesh, pos kur dalin aty të shfrytëzojnë pushimin e drekës apo për të pirë ndonjë kafe. (lajmi.net)