Vetura e mbushur me drogë ‘ngulet’ në kamion (Video)

Një shpërndarës droge në Kinë e morri gjumi duke e vozitur veturën e tij plot drogë dhe kështu u përplas në një kamion i cili e tërhoqi zvarrë për 7km.

Fun

09/11/2014 17:00

Të vozisësh veturën kur je i lodhur dhe për gjumë është një problem serioz, por ky problem bëhet edhe më serioz nëse në veturën tuaj keni drogë.

E tërë kjo ngjarje filloi kur një njeri në Kinë, i quajtur Zhen Yin, ra në gjumë duke e vozitur veturën e tij Porsche Cayenne dhe u përplas në një kamion, transmeton Lajmi.net.

Vozitësi nuk e kishte asnjë ide se çfarë po ndodhte kur i doli gjumi, dhe kamioni e tërhoqi atë zvarrë për rreth 7km deri sa u ndal.

Pasi që kamioni u ndal, policia shkoi në vend të ngjarjes dhe personi me emrin Zhen – i njohur për policinë si një shpërndarës droge, u kap me një sasi të madhe të kokainës.