Vetëvritet 30 vjeçarja, hidhet nga kati i pestë i një pallati

Një 30 vjeçare me inicialet E.M. i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Lajme

26/05/2017 09:09

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Unazës së re, rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë konfirmuar se 30 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij akti vetëflijimi, nga ana e shtetases E.M.