Vetëvendosje, koalicion me Stupcat?

Lëvizja Vetëvendosje deri tash nuk ka mundur ta gjejë  ndonjë parti të përshtatshme për të bërë koalicion. Por, duket se më në fund, partia e drejtuar nga Albin Kurti i ka gjetur njerëzit e përshtatshëm për të bashkëpunuar. Pas fitores në Prishtinë, Shpend Ahmeti, me anëtarët tjerë të partisë, Glauk Konjufca dhe Fisnik Ismajli, janë…

ShowBiz

09/12/2013 10:04

Lëvizja Vetëvendosje deri tash nuk ka mundur ta gjejë  ndonjë parti të përshtatshme për të bërë koalicion. Por, duket se më në fund, partia e drejtuar nga Albin Kurti i ka gjetur njerëzit e përshtatshëm për të bashkëpunuar.

Pas fitores në Prishtinë, Shpend Ahmeti, me anëtarët tjerë të partisë, Glauk Konjufca dhe Fisnik Ismajli, janë parë në një aheng në odën tradicionale të Florin Krasniqit, që gjendet në Pejë, bashkë me pjesëtarët e grupit humoristik Stupcat, Vedat Osmani dhe Osman Azemi, ndërsa mungonte Mensur Safçiu. Natyrisht, ky ishte vetëm një takim miqësor…