Vetëm barazim në derbin mes Valencias dhe Barcelonës

Ka përfunduar pa fitues spektakli në stadiumin ‘Mestala’.

Sport

26/11/2017 22:36

Valencia dhe Barcelona kanë luajtur barazim 1:1 në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.

Ndeshja në ‘Mestala’, u karakterizua me intensitetet të lartë, me shumë raste shënimi, e me dy gola të shënuara.

Ishin vendasit që shënuan të parët në minutën e 60’, përmes Rodrigos.

Barcelonën nga humbja e parë këtë sezon e shpëtoi Jordi Alba, që shënoi në minutën e 80’./Lajmi.net/