Veseli takohet me këshilltarin e Kancelares Merkel, flasin për temat aktuale në Kosovë

 Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim, njeriun më të besueshëm të Kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker.

Lajme

06/03/2018 11:15

Në takimin e sotëm, të dy zyrtarët, kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Hecker i cili është edhe këshilltari i parë i Merkelit, ka mbërritur të hënën mbrëma në Kosovë.

Nga viti 2015, Hecker ishte Koordinator për politikat e refugjatëve në zyrën e kancelares Merkel, kurse nga tetori i vitit 2017 është emëruar si pasardhës i Christoph Heugsen si Këshilltar i parë i kancelares Merkel/Lajmi.net/