Veseli kërkon konsensus për Gjykatën Speciale (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike, nga pozita dhe opozita, që të gjejnë një konsensus për ta votuar javën e ardhme themelimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

22/05/2015 13:07

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi, kryeparlamentari Veseli ka dhënë detaje lidhur me dy seancat në Kuvend (të 28 dhe 29 majit).

“Më 28 maj, do të jetë seanca e rregullt, ku do të diskutohen 10 ligje që kanë të bëjnë me liberalizim të vizave, kurse më 29 maj, do ketë një seancë me një pikë të rendit ditës, votimi i Gjykatës Speciale”

“Është me rëndësi që të gjitha partitë të kenë konsensus nacional, lidhur me formimin e kësaj gjykate” ka thënë i pari i Kuvendit, raporton lajmi.net.

Veseli ka vlerësuar se pretendimit e DIck Marty-t për trafikim të organeve gjatë kohës së luftës në Kosovës, janë pengesë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Pretendimet e Dick Marty-t janë duke u bërë pengesë për zhvillimin e vendit, prandaj ato duhet të zbardhen sa më shpejtë”, ka bërë të ditur Veseli.

YouTube player