Veseli: Eurodeputetë nga gjitha grupet politike mbështesin heqjen e vizave për Kosovën

Në vazhdën e vizitës në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike dhe njëherësh raportues për vende të ndryshme të Ballkanit.

Lajme

13/06/2018 16:34

Kryeparlamentari Veseli, në Parlamentin Evropian zhvilloi takime të veçanta me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me kryesuesin e AFET, njëherësh Raportues për Serbinë, David McAllister, udhëheqësin e Delegacionit për BiH dhe Kosovë, Tonino Picula, udhëheqësin e grupit politik Social Demokrat (S&D) në Parlamentin Evropian, Udo Bullmann.

Në këto takime u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane, me fokus angazhimet e institucioneve në procesin e liberalizimit të vizave.

Më pas, kryeparlamentari Veseli ka zhvilluar takime edhe me eurodeputetët Andrey Kovatchev, Asim Ademov dhe me Angel Dzambaski.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli i njohu eurodeputetët me arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe përkushtimin institucional për të çuar përpara perspektivën euro-atlantike.

Edhe në këtë takime kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se populli i Kosovës pret që brenda vitit t’i mundësohet lëvizja e lirë në Zonën Shengen.

Anëtarët e Parlamentit Evropian, nga ana e tyre, shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë dhe e kanë falënderuar kryeparlamentarin Veseli për vizitën në Strasburg si dhe për prezantimin e përparimeve që ka shënuar Kosova në rrugën e reformave evropiane, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

35239724_10217264984114586_4702062721724579840_n 35181005_10217264983954582_4400250134269526016_n 35226950_10217264983314566_7328674508741541888_n 35319094_10217264982034534_1677579715755376640_n 35270272_10217264981354517_1672763893480423424_n 35180971_10217264981114511_604249057564557312_n 35242160_10217264980914506_5334570168720818176_n 35196915_10217264980714501_9051254452282982400_n