Veseli diskuton me ekspertët për dyfishimin e buxhetit për fermerët (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar në Istog me ekspertë të agro kulturës nga të cilët ka marrë ide për fuqizimin e këtij sektori, si dhe propozime konkrete për stimulimin e kulturave të reja bujqësore të cilat sjellin shumë më shumë përfitime për fermerët sesa mbjellja e kulturave tradicionale.

Lajme

19/04/2017 19:23

Eksperti i agro kulturës Halit Avdiaj i cili udhëheqë qendrën më të madhe grumbulluese të bimëve dhe frutave të malit që përdoren edhe për shëndetësi, ka propozuar që fermerët kosovarë më shumë të orientohen nga mbjellja e kulturave të reja të cilat japin përfitime më të mëdha dhe për të cilat sipas tij ka treg të sigurt të shitjes, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të PDK-së.

Ai ka dhënë edhe shembuj konkret se sa mund të përfitohet nga mbjellja e një hektari tokë me hithi, transmeton lajmi.net.

“Gjashtë mijë euro është përfitimi në një hektarë. Por përparësia është se hithi është bimë shumëvjeçare. Nuk ke shpenzime më asnjëherë. E mbjellë njëherë dhe e kositë së paku katër herë në vit dhe për dhjetë vite nuk ke nevojë ta bësh asnjë shpenzim”.

Edhe fermeri Florim Demaj, i cili kultivon disa lloje të bimëve tha se fermerët duhet të orientohen nga mbjellja e tokave me kultura të reja që sjellin më shumë përfitime.

Ai kërkoi subvencionim të kulturave të reja bujqësore, ndërsa siguroi fermerët se me këto kultura tregu i shitjes është i garantuar.

“Nëse i subvencionon qytetarët në këtë formë çfarë ne po kërkojmë, besoj se nuk do të mbetë asnjë grimë tokë pa punuar. Tregu është i sigurt. Domethënë çdo gjë që e mbjell shitjen e ke të garantuar”, tha Demaj.

Pasi dëgjoi idetë e ekspertëve dhe fermerëve, kryetari Veseli tha se investimet në bujqësi do të dyfishohen, ndërsa u bëri thirrje fermerëve që të marrin shembuj të mirë të suksesit për të orientuar veprimtaritë e tyre në fushat bujqësore që japin sa më shumë profite.

“Do të intensifikohet përkrahja po e përsërisë sërish, për njerëzit që punojnë dhe i mbajnë familjen me djersën e vet. Paratë e taksapaguesve dhe buxheti i Republikës së Kosovës andej do të orientohet.  Kjo për arsye se është i vetmi vend dhe sektor ku investohet dhe shumëfishohet”, ka thënë kryetari Veseli. /Lajmi.net/

18012775_10213495764086441_1398779627_o 18043134_10213495764486451_1332470495_o 17976176_10213495764566453_714563172_o 18049626_10213495763646430_730614528_o