Verratti: Nëse largohem nga PSG, do të doja të luaja…

Marco Verratti nuk do ta kishte problem të transferohej te Juventusi, nëse një ditë do të largohej nga PSG.

Sport

26/03/2017 21:15

Mesfushori italian i ka thurur lavde kampionatit, dhe ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të jetë pjesë e këtij kampionati.

“Kampionati italian është një kampionat i madh. Ekipet si Inter dhe Juventus janë në gjendje të investojnë”, ka deklaruar Verratti.

“Ne e pamë se Juventusi pagoi 90 milionë euro për Higuain. Juventusi është në mesin e katër skuadrave më të mira në botë”.

“Nëse një ditë largohem nga PSG nuk do ta kisha problem t’i bashkohesha kësaj skuadre. Por sot jam i lumtur te PSG”, ka përfunduar Verratti./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6