Verona kontakton me Lenjanin dhe Abrashin

Skuadra italiane, Hellas Verona ka konfirmuar se është në kontakte për të transferuar dyshen e Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjanin dhe Amir Abrashin.

Sport

10/12/2014 20:30

Uebsajti zyrtar i Veronës në internet, ka konfirmuar se skuadra italiane është duke kërkuar që të përforcohet gjatë afatit kalimtar dimëror.

Kështu, Verona ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se është në  kontakte për të transferuar dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjanin dhe Amir Abrashin.

Lenjani ka treguar formë fantastike në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Shqipërisë, dhe kështu ka rënë në syrin e drejtuesve të Veronës. Skuadra italiane pritet të arrijë marrëeshje me St.Gallenin për transferimin e Lenjanit.

Në anën tjetër, Amir Abrashi po tregon formë të mirë me skuadrën e tij aktuale, Grasshoppersin, dhe kështu Verona është duke kontaktuar për të transferuar atë.

Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi lojtarët do të fitonin më shumë eksperiencë te Verona, e cila luan në Serie A.