Venezuelë, intensifikohet dhuna; 50 të vdekur në protesta – Lajmi.net
Venezuelë, intensifikohet dhuna; 50 të vdekur në protesta
Autori: Lajmi.net Bota 13:12, 18 May 2017
Situata në Venezuelë po degradon me ritme të shpejta, aq sa liderët ndërkombëtarë po paralajmërojnë rrezikun e një lufte civile.

Shkak është bërë vendimi i qeverisë për të militarizuar kufirin me Kolumbinë dhe bilanci i viktimave që nga fillimi i protestave kundër presidentit Maduro ka arritur në 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez ka njoftuar dërgimin e 2.600 ushtarëve në shtetin Tachira, në ekstremin perëndimor të vendit, pak pasi kolegu i tij i Brendshëm, Nestor Reverol akuzoi “të djathtën fashiste dhe terroriste” se kishte rekrutuar paraushtarakët kolumbianë për të përhapur terror dhe kaos në rajon.

Tachira, bastion tradicional i opozitës, është kthyer në qendër të protestave kundër qeverisë së presidentit Maduro, të cilat janë radikalizuar pas vdekjes së dy manifestuesve, mes të cilëve një fëmijë 15 vjeç.

Në orët e fundit, viktimave u është shtuar një 15-vjeçar tjetër, që u prek nga plumbat teksa shkonte të bënte pazar dhe një burrë 30-vjeçar.

Fjalët kyçe: Dhuna, Venezuela

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play 8 Ball Pool