Vendosen datat e Superkupës së Spanjës

Federata Spanjolle e Futbollit i ka vendosur datat e zhvillimit të dy ndeshjeve të Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Sport

18/07/2014 12:39

Federata Spanjolle e Futbollit i ka zbuluar datat e zhvillimit të dy ndeshjeve të Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ndeshaj e parë është paraparë të zhvillohet të martën, më 19 gusht në stadiumin Santiago Bernabeu, ndërsa ajo e kthimit më 22 gusht në stadiumin Vicente Calderon.

Në duelin për Kupë do të përballen kampioni i La Ligas, “Los Colchoneros” dhe fituesi i Copa del Rey, “Los Blancos”.