Vendimi: Vrasje e paqëllimshme

Oscar Pistorius është shpallur i pafajshëm ndaj akuzës për vrasje me paramendim të dashurës së tij, Reeva Steenkamp. Ky është vendimi i gjykatëses Thokozile Masipa.

Sport

11/09/2014 14:43

Oscar Pistorius është shpallur i pafajshëm ndaj akuzës për vrasje me paramendim të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Sprinteri nga Amerika e Jugut nuk arriti t’i fsheh lotët derisa gjykatësja Thokozile Masipa e shqiptoi vendimin. Andaj, Pistorius nuk e vrau me qëllim modelen 30-vjeçe.

Atleti vazhdimisht kishte mohuar të ketë shtënë qëllimisht mbi trupin e Steenkamp në ditën e Shën Valentinit, duke insistuar se kishte menduar se një hajn kishte hyrë në shtëpi.

Kujtojmë, Pistorius e vrau Reevan pasi qëlloi katër herë përtej derës së mbyllur të tualetit.