Vendi ku jetoi Krishti nuk do të festohen Krishtlindjet, arsyeja…

Nazareti, vendi ku jetoi Jezu Krishti sipas shkrimeve të shenjta, vendosi të anulojë festimet e Vitit të Ri në shenjë protestë ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump.

Fun

15/12/2017 10:07

“Besimin dhe identitetin tonë nuk na e heq dot askush”, tha kryebashkiaku i tij, Ali Salam, por lëvizja e Trumpit na e ka fshirë dëshirën për festime, ndaj këtë vit nuk do të ketë të tilla.

Pema tradicionale e krishtlindjeve megjithatë do të ndizet e marshimi i përvitshëm do të mbahet gjithsesi.

Vetë Salam është mysliman. Nazareti me 74 mijë banorë ndodhet në rajonin historik izraelit të Galilesë. Shumica e popullsisë atje janë arabë izraelitë e ndahen në këtë mënyre: 31,3% të krishterë e 68,7% myslimanë.

Nazareti konsiderohet qytetit i origjinës së Jezuit, i cili edhe pse sipas ungjillit ka lindur në Betlehem, këtu pretendohet të ketë kaluar fëmijërinë dhe rininë. Përpos kësaj, në Nazaret thuhet të jetë bërë lajmërimi i lindjes së Krishtit përmes mesazhit që krengjelli Gabriel, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, i dërgoi nënës së tij, Shën Mërisë duke i thënë se do të sillte në jetë birin e zotit. /Lajmi.net/