Vëllezërit mbysin motrën shtatzënë për të mbrojtur nderin

Një vajzë 19-vjeçare shtatzënë është gjetur e vdekur në një kanal pasi vëllezërit e saj e mbytën për të mbrojtur nderin e familjes, ka bërë të ditur policia në Indi.

Bota

29/11/2014 22:05

Trupi i pajetë i vajzës është nxjerrë nga kanali të martën, ndërsa policia ka thënë se viktima kishte një aferë me një burrë të fshatit të saj, raporton Koha.net.
 
Prindërit e saj zbuluan se ajo ishte shtatzënë në muajin e tetë, pasi e dërguan në spital sepse vajza e tyre nuk ndihej mirë.
 
Vëllezërit e saj së bashku me një kushëri e dërguan afër lumit dhe e ngufatën para se trupin e saj ta hidhnin në lum.