Vdiq tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare (FOTO)

Një tifoz i njohur i Kombëtares shqiptare ka gjetur vdekjen në Shkodër.

Sport

07/09/2016 10:51

Gëzimin e të gjithë shqiptarëve për fitoren e Shqipërisë ndaj Maqedonisë e ka zbehur vdekja e dy tifozëve kuq e zi të cilët kishin ardhur në Shkodër për ta parë këtë ndeshje.

Pas rastit të djeshëm ku një tifoz humbi jetën nga një atak në zemër, rasti i dytë shënohet në Kukës, pas një përplasje me motor, ku motoristi i cili po kthehej nga Shkodra është aksidentuar për vdekje. Mësohet se i ndjeri Ramiz Isenaj është anëtar i klubit “Plisat”.

Më poshtë është njoftimi i Klubit “Plisat” në Zvicër:

“Me pikëllim e thellë të trishtuar ju njoftojmë se mbrëmë në një aksident të rëndë me motor ne afërsi të Kukësit ka ndërruar jetë anëtari, miku, vllau ynë, Ramiz Isenaj! I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni! Ramizi apo baci ynë do të mbahet mend si një humanist i madh që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë. Së fundi ai ka qenë para finalizimit në ndërtimin e një shtëpie për një familje të pastreh. Baci po ashtu e ka përkrah fuqishëm aksionin e Plisave në ndërtimin e shtëpisë për familje e pastrehë nga fsh. Zhegoc qe u finaliziar vitin e kaluar. Ne shokët e tij do të ruajmë kujtimet më të mira për të si një burrë i fjalës nderit e besës. Një burrë human që na ishte shembull si respektohet familja, miqtë e shoqëria! Lusim Zotin që ta bekoj shpirtin e shokut tonë! Lamtumirë mik e qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Po na le me lot në sy, por krenarë që të kishim! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dheu Shqipërisë mëmë“.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.