Vdes piloti gjatë fluturimit (Video)

Një aeroplan i aviokompanisë “American Airlines”, gjatë një fluturimi për në Boston është detyruar urgjentisht të aterroi në Nju Jork, pasi që gjatë fluturimit kishte vdekur piloti, shkruan NBC.

Fun

05/10/2015 22:20

Aeroplani A320, kishte në bord 147 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, kurse fatmirësisht atë ka arritur ta ulë në tokë bashkë-piloti, transmeton lajmi.net.

Në audio regjistrimet e postuara në internet ku dëgjohen bisedat me kullën e kontrollit të fluturimeve, vërehet një zë nga kabina duke thënë “piloti është pavetëdije” dhe se nuk është duke marrë frymë.

Njëra nga stjuardesat e cila me profesion është motër medicinave, raportohet se është munduar ti ndihmojë pilotit, por fatkeqësisht ai nuk arriti ti shpëtojë vdekjes. (lajmi.net)

YouTube player