Vdes motoristi i aksidentuar para tetë ditësh në Prizren

Policia e rajonale e Przrenit ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një person, i cili ishte aksidentuar para tetë ditësh.

Lajme

18/08/2018 18:59

“Sot, policia në Prizren është informuar se ka ndërruar jetë një motoçiklist i vitlindjes 1956 i cili kishte pësuar në një aksident të datës 10 gusht që pati ndodhur në Lagjen “Bajram Curri”. Viktima kishte pësuar plagë serioze për të cilat po trajtohej në QKUK”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për autopsi. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

U aksidentua para dy javësh, ndërroi jetë dje në QKUK