Vdes Leonard Nimoy, ylli i filmit Star Trek

Aktori Leonard Nimoy, i cili është i njohur për rolin e tij si Zoti Spock në seritë e filmit fanta-shkencor Star Trek, ka vdekur në moshën 83 vjeçare në Los Angeles, kanë konfirmuar familjarët e

ShowBiz

28/02/2015 12:30

Djali i tij Adam, tha se ai vdiq të premten në mëngjes pas një sëmundje kronike të mushëkrive.

Loenard Nimoy pati një karrierë të gjatë si aktor dhe regjisor. Gjithsesi ai do mbetet në mendjen e publikut për rolin e tij në Star Trek si gjysmë- njerëzor dhe gjysmë-vulkan-or. Vitin e kaluar aktori zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, pavarësisht se kishte ndaluar së piri duhan 30 vjet më parë. transmeton indeksonline.

Në fillim të javës ai u shtrua në gjendje të rëndë në spital.

Twitteri i tij i fundit ishte: “Jeta është si një kopësht. Mund të kemi momente perfekte, por s’mund t’i ruajmë përveçse në mendjen tone”. lajmi.net