Vdes aktori gjatë xhirimit të skenës së vdekjes së tij

\"Unë do të vdes së shpejti\" ishin fjalët e fundit të aktorit i cili vdiq në jetën reale teksa po xhironte skenën e vdekjes së tij në film.

Fun

09/05/2014 19:20

Mahmud al-Sawalka është dashur të \’vdesë\’ pasi u qëllua, duke i thënë fjalët e fundit \’djalit\’ të tij: \”Dua që të më varrosësh me duart e tua\”.

Një aktor arab ka lënë kolegët e tij të befasuar gjatë xhirimit të një skene të vdekjes duke mbetur i vdekur përnjëmend para kamerave.

Mahmud al-Sawalka, 55 vjeçar, i cili ishte i famshëm në Lindjen e Mesme për performancat e tij, veçanërisht në dramat historike, ishte duke xhiruar një sekuencë të vdekjes në kryeqytetin e Jordanit, në Aman.

Aktorët dhe ekipi xhirues u  hutuan kur aktori me përvojë doli jashtë skenarit të serisë televizive \”Blood Brothers\”.

Al-Sawalka, i cili ishte specializuar në luajtjen e rolit të beduinëve, është dashur që të vdes pasi të qëllohej, duke i thënë fjalët e fundit djalit të tij në ekran: \”Dua që të më varrosësh me duart e tua\”.

Por ai në fakt tha: \”Kam një parandjenjë se do të vdes së shpejti\”, para se të vdiste vërtetë.

Shkaku i vdekjes së tij ende është i panjohur dhe është duke u hetuar.