Vdes 3-vjeçari nga flakët e zjarrit në shtëpi

Në Gateshead të Anglisë, ndodhi një aksident tragjik me ç’rast humbi jetën një djalë tre vjeçar.

Bota

24/02/2016 13:33

Hetimi filloi menjëherë për ta gjetur arsyen e saktë se si ndodhi aksidenti. Miqtë dhe fqinjët lanë homazhe dhe lule jashtë shtëpisë së familjes. Policia thotë se nuk ka rrethana të dyshimta rreth vdekjes së djalit, transmeton lajmi.net

Kevin Mitchinson, një fqinj i familjes tha: “Nëna e tij vinte duke vrapuar drejt shtëpisë sime, ajo qante dhe bërtiste duke thënë se i ka mbuluar zjarri në shtëpi”.

“Ishte e tmerrshme, kam pritur me të këtu jashtë derisa arriti ambulanca”.

Djali u dërgua menjëherë pas aksidentit në spitalin “Mbretëresha Elizabeth” të qytetit, megjithatë ai u shpall i vdekur. /lajmi.net