Vazhdon drama Cardi B-Offset, reperi ia ndërpret koncertin dhe i kërkon ribashkim asaj

Po vazhdon drama mes çiftit Cardi B dhe Offset.

ShowBiz

17/12/2018 11:04

Offset pas ndarjes nga reperja, po kërkon me çdo kusht ribashkimin me të, shkruan lajmi.net.

Reperi nuk po pajtohet me ndarjen dhe tash e sa ditë i kërkon asaj në mënyra të ndryshme ribashkimin.

Në një video që është publikuar në Twitter, shihet Cardi B teksa po këndonte në skenë, kur Offset hyn dhe i ndërpret asaj performancën.

Ai bashkë me disa persona të tjerë sjell në skenë një buqetë trëndafila dhe mbishkrimin “Më prano përsëri”.

Por, Cardi B nuk e pëlqeu këtë ‘shfaqje’ dhe i kërkonte atij të largohej. /Lajmi.net/