Vazhdojnë seks skandalet: 4 sirianë i dhunojnë dy adoleshente në Gjermani (Foto)

3 sirianë janë arrestuar në Gjermani për akuzën e përdhunimit në grup të dy adoleshentëve në mbrëmjen e Vitit të Ri.

Bota

08/01/2016 12:03

Kjo është një lajm i ri vetëm pak ditë pas sulmeve tjera seksuale në Koln të Gjermanisë, e të cilat e tronditën të gjithë vendin, e më gjerë.

2 djem të moshës 14 vjeçare, dhe një 21 vjeçar, janë duke u mbajtur në Weil am Rhein, qytet i vogël afër kufirit të Zvicrës dhe Gjermanisë, e të cilët janë të dyshuar për përdhunimin e vajzave të moshës 14 dhe 15 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Thuhet se vajzat janë mbajtur me forcë për orë të tëra dhe janë dhunuar në grup, pasi që kishin qenë në një festë në shtëpinë e një 21 vjeçari në Friedlingen.

Arrestimet kanë ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia thotë se të dyshuarit nuk janë azil kërkues por shtetas të Gjermanisë, raporton lajmi.net.Police officers stand outside the main station in Cologne

Detektivët gjithashtu kanë thënë se nuk besojnë që kjo ngjarje ka ndonjë lidhje me atë të Kolnit ku u abuzuan seksualisht 120 femra. /lajmi.nettwo 14-year-old boys and a 21-year-old man have been held in Weil