Vazhdojnë punimet e KEDS-it, ja kush do mbetet në terr

KEDS-i përmes një njoftimi për media informon konsumatorët e energjisë elektrike se në ditë në vijim, për shkak të punimeve, nuk do të ketë rrymë në disa zona të Kosovës, shkruan lajmi.net

Lajme

20/04/2017 17:18

Njoftimi i plotë:

Njoftime, 20 prill 2017

Pejë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më  24.04.2017  në  NS 35/10 kV Gurrakoci do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Dobrusha (Kodi:50052001) prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha Mavraj, Llugat e Poshtme dhe të Epërme dhe Ruhoti.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave të dëmtuara.

Prishtinë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 22.04.2017 në NS 35/10 kV Fushe Kosova do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Albanat (Kodi: 15018008) prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.

Arsyeja e ndërprerjes: montim-demontim i shtyllave të tensionit të ulët.

2.

Më 22.04.2017 në NS 110/35/10 kV Palaj do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Kastrioti (Kodi: 18024002) prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:qyteti i  Obiliqit (një pjesë), Mazgiti i Epërm, Mazgit i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, Subotiq dhe Kijac.

Arsyeja e ndërprerjes: montim-demontim i shtyllave të tensionit të ulët.