Varane të luajë në mesfushë?

Mediat spanjolle gjatë kohëve të fundit kanë filluar të raportojnë se Carlo Ancelotti, pritet t’ia ndryshojë pozitën mbrojtësit të klubit, Raphael Varanes.

Sport

08/09/2014 16:56

Ancelotti dëshiron që Ramos, Varane dhe Pepe të jenë startues të përhershëm, mirëpo për të bërë një gjë të tillë, njëri nga ata duhet të ndryshojë pozitën e tyre të zakonshme.

Mediat spanjolle raportojnë se Varane pritet që të zhvendoset në mesfushën defanzive, aty ku ishte Xabi Alonso.

Pepe dhe Ramos do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa me Varanen përpara  tyre, faza defanzive e Los Blancos pritet të jetë mjaft e fortë, duke parë kualitetin që kanë këta tre lojtarë.