Valverde tregon se çfarë pret nga ndeshja Barcelona – Roma

Ernesto Valverde ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në ballafaqim me “Giallorossët”.

Sport

17/03/2018 14:34

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka komentuar shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Romës.

Ai ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në ballafaqim me “Giallorossët”.

“Jemi në çerekfinale dhe nuk ka kundërshtar të lehtë. Nuk deshëm të takoheshim me Real Madridin dhe Sevillan”, u shpreh Valverde në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Ekipet italiane janë të rrezikshme, e kanë mposhtur Chelsean dhe Atletico Madridin në fazën e grupeve. Roma ka shumë potencial. Do të jenë duele të komplikuara, kanë një trajner të mirë, drejtorin Monchi dhe shumë arsye tjera”, theksoi ai. /Lajmi.net/