Valverde tregon një detaj interesant të fitoreve të Interit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka vlerësuar lartë Interin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Sport

23/10/2018 17:10

Barcelona nesër (e mërkurë) në ‘Camp Nou’ pret Interin, për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në fazën e grupeve.

Valverde në konferencën për shtyp, ka thënë se Interi është një skuadër e mirë që po kalon formë të mirë, që nuk dorëzohet asnjëherë dhe që rezultatet i merr në fund të ndeshjes, madje edhe me përmbysje.

“Interi është në formë të mirë pas fitores së shtatë rresht”, ka deklaruar Valverde, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata kurrë nuk dorëzohen, siç kanë treguar disa herë me fitore në minutat e fundit dhe me përmbysje”./Lajmi.net/