Valverde flet për dilemën Coutinho – Dembele

Rikthimet e lojtarëve nga lëndimet kanë bërë që konkurrenca tek Barcelona të rikthehet në kulmin e saj.

Sport

15/12/2018 22:44

Megjithatë, për dilemën më të madhe të sulmit, mes Ousmane Dembele dhe Philipe Coutinho, trajneri i skuadrës mendon se nuk duhet shqetësuar.

Ai mendon se dyshja shumë lehtë mund të luajnë së bashku në një formacion.

“Ata mund të luajnë së bashku sepse kështu kanë bërë këtë sezon” ka thënë Valverde në konferencën para ndeshjes me Levante, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë kam konsideruar se Dembele është prej më të rrezikshmëve, por ne gjithashtu kemi pasur edhe Coutinhon” ka thënë tutje trajneri.

“Ne duam më të mirën nga ata” ka përfunduar Valverde.

Ousmane Dembele ka qenë tejet më produktiv se Coutinho krahasuar në minutat e luajtura për ndeshje. /Lajmi.net/