Valverde: Fitore shumë e rëndësishme

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka cilësuar shumë të rëndësishme pikët e plota që i mori skuadra e tij në ndeshjen kundër Athletico Bilbaos.

Sport

18/03/2018 19:12

Barcelona në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligas, ka mposhtur 2:0 Athletico Bilbaon në ‘Camp Nou’, me golat e shënuara nga Paco dhe Messi.

“Unë e thash edhe para ndeshjes, se është shumë e rëndësishme për të fituar, sepse kanë qenë vetëm edhe dhjetë ndeshje deri në përfundim të ligës, kështu që tani kanë mbetur edhe nëntë, shumë më mirë akoma, kanë mbetur edhe 27 pikë dhe fakti që fituam në shtëpi është thelbësor”, ka deklaruar Valverde pas ndeshjes.

Trajneri spanjoll tutje ka analizuar lojën e skuadrës së tij ndaj Athletico Bilbaos.

“Ishte një lojë e çuditshme, në pjesën e parë e kemi pasur posedimin, luajtëm mirë duke dominuar”, ka vazhduar ai, teksa ka kritikuar skuadrën e tij për paraqitjen në pjesën e dytë./Lajmi.net/