Vali Corleone: E shpëtova Kosovën dhe Shqipërinë nga ISIS-i

Vali Corleone, që pretendon se ka lidhje me një familje mafioze nga Italia, e cila në fakt ekziston vetëm nga filmat, ka dalë me një pretendim të ri, thuajse po aq ambicioz sa ai për familjen Corleone. Ai thotë se ka shpëtuar Kosovën dhe Shqipërinë nga grupi terrorist ISIS.

Lajme

03/02/2016 21:46

Ai u bë i njohur për jetën e tij luksoze, e cila kohë më pare bëri bujë në mediat rozë. Por, Princ Vali Corleone vazhdon të tregojë karakterin e një kontraversi dhe atdhedashësi për Kosovën.

Në një prononcim për Gazeta Monitor, Vali Corleone ka folur për të parwn herë në lidhje me bisedën e tij me personin për të cilin ai pretendon të jetë njëri ndër udhëheqësit më të mëdhenj të organizatës terroriste që po tronditë botën ISIS.

KING Corleone thotë se pas publikimit të videos është intervistuar nga Policia e Kosovës e cila sipas tij i ka kërkuar Corleones që t’i lus pjesëtarët e ISIS-it mos t’i bëjnë keq Kosovës.

Vali Corleone është shprehur se për këtë video madje është e njoftuar edhe CIA. “Ajo video është e vërtetë”, thotë ai.

“Policia është në dijeni për këtë ngjarje dhe për atë video. Por edhe CIA e din këtë gjë. Pas publikimit të videos policia ka ardhë dhe më ka thënë King nëse mundesh me fol me ta që të mos i bëjnë keq as Kosovës e as Shqipërisë”, ka thënë Corleone në një intervistë për Gazeta Monitor.

Ai u shpreh se dy herë është kontaktuar nga pjestarët e ISIS-it dhe se lokacioni i thirrjeve ka qenë nga Siria.

“Dy numra më kanë thirrë nga ISISI. Unë kam kërku nga ta mos me bo dicka terror në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjithcka është reale, lokacioni dihet i personit që më ka shkrujtë. Nga Siria më kanë thirrë. Për momentin nuk jam në kontakt me ISIS-in”, ka thënë Vali.

Por Vali Corleone ka një porosi për Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.Ai thotë se të dy qeveritë duhet që çdo mëngjes t’i dërgojnë lule dhe qokollada Corleones.

“Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet mem sjellë lule dhe cokollada çdo ditë. Duhet të jetë i lumtur populli i Kosovës dhe Shqipërisë që KING Vali Corleone është duke negociau me ISISI- për paqe”, ka thënë Corleone për Gazetën Monitor.

Corleone thotë se pas bisedës që ka zhvilluar me pjestarin e ISIS-it, situata në Kosovë është shumë më e qetë.

“Pas bisedës që kemi bo, situata është shumë më e mirë për Kosovën dhe Shqipërinë”, thotë Vali Corleone./Gazeta Monitor