Valeri e vë në dyshim fitoren e Veselit në BBA8: E di mirë kush ta dha fitoren! (Foto)

Ndonëse brenda djemtë e BBA po grinden mes vete, edhe jashtë shtëpisë së këtij realityshou po bëhet një ‘zhurmë’.

ShowBiz

23/03/2017 20:00

Kësaj here janë ish konkurrentët e spektakleve të kaluara që përmes rrjeteve sociale po ‘zihen’ mes vete, shkruan lajmi.net

Është Valeri ai që kërkoi nga BBA që të largohet një nga konkurrentët aktual të BBA9 për shkak të dhunës!

Këtë kërkesë të tij, e ka ironizuar fituesi i BBA8, Vesel Kurtishaj, i cili ka thënë se kapja për hunde nuk është dhunë.

Komentin e tij, e ka kthyer Valeri, por, që ka vënë një dyshim sa i përket fitores së Veselit, ku thotë se e di edhe ai se kush ia dha fitoren atij.

Detaje tjera Valeri nuk ka shtuar duke lënë enigma për këtë rast, pasi nuk dihet se në ç’kuptim e ka nxjerrë këtë fjali.

Më poshtë keni dhe gjithë reagimin e Valerit:

screenshot_2