Valë largimesh nga Reali, pas Ronaldos largohet edhe një yll tjetër

Real Madrid ka marrë vëmendjen e të gjithëve këtë afat kalimtar, pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Sport

13/07/2018 20:32

Portugezi vendosi t’i jap fund aventurës shumë të suksesshme prej nëntë vitesh, për t’u transferuar në Itali te Juventusi.

Por, Ronaldo mund të mos jetë emri i vetëm i madh që largohet nga Real Madrid këtë verë.

Shtypi britanik alarmon se Gareth Bale mund të bëhet lojtari i radhës që lë ‘Santiago Bernabeun’.

Është Manchester United që po shpreh interesim të madh për uellsianin, me shpresën se do ta bindin për t’iu bashkuar këtë verë./Lajmi.net/