Vajza tronditet kur zbulon sekretin e nënës

Pasi u nda nga i dashuri, Chelsea Hopper në Britani, kërkoi mbështetje dhe ngushëllim tek nëna e saj. Ajo i tha të ëmës, se i dashuri i saj Kevin Scott e dhunonte dhe për këtë arsye ata nuk mund të ishin më bashkë.

Fun

01/05/2016 19:10

Në këto raste pritej që nëna të ishte mbështetje për vajzën, por nuk ka ndodhur kështu.

Mamaja Jacqueline kërceu në krevatin e Kevin dhe mbajti një marrëdhënie sekrete me të nën hundën e së bijës dhe të shoqit.

22-vjeçarja Chelsea zbuloi gjithçka kur lexoi mesazhet e tyre në Facebook. “Është kaq e rëndë të zbulosh se dashnori sekret i mamasë tënde është personi që të dhunonte. Nuk dua t’ua shoh sytë të dyve”– është shprehur Chelsea.

Ajo lexoi një mesazh, ku nëna e saj i thoshte Kevinit se ishte shumë i mirë në shtrat. Me sa duket, Kevin e bënte aq të lumtur “vjehrrën” e tij, saqë ajo nuk donte t’ia dinte për dhunën që ushtronte ndaj Chelseas.

Chelsea Hopper me të dashurin e saj