Vajza që e akuzon Ronaldon për dhunim, ishte e martuar me një shqiptar

Cristiano Ronalo, po përballet me akuza të forta nga një vajzë e cila është shprehur se ajo është përdhunua nga portugezi vite më parë, por vetëm tani ka preferuar të flasë.

ShowBiz

01/10/2018 21:17

Sipas deklarimeve të saj, eksperienca me Ronaldon ka qenë shumë e shëmtuar dhe është paguar që ajo të heshtë.

Më tej sipas asaj që ajo ka thënë, ky ka qenë momenti më i mirë për të treguar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur një dekadë më parë.

Gazeta gjermane “Der Spigel”, ka qenë ajo që ka botuar dëshminë e vajzës, por në një shkrim tregon se ajo ka qenë e martuar më një shqiptar.

Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.

Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj.

“Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin. Dhe së pari, unë u lidha me të.””, thotë ajo.

Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”, është kjo një pjesë e shkrimit të “Der Spigel”. /Panorama Sport