Vajza e Beckhamit

David Beckham është parë me vajzën e tij, Harper, të cilën e mbante në duar, teksa po e vendoste në pjesën e prapme të makinës, në Londrën Perëndimore. Një fotografi më e ëmbël ndërmjet një babai dhe një vajze dyvjeçare, nuk mund të gjendej diku tjetër. Ish futbollisti anglez dhe e bija e tij i…

ShowBiz

10/12/2013 06:00

David Beckham është parë me vajzën e tij, Harper, të cilën e mbante në duar, teksa po e vendoste në pjesën e prapme të makinës, në Londrën Perëndimore. Një fotografi më e ëmbël ndërmjet një babai dhe një vajze dyvjeçare, nuk mund të gjendej diku tjetër.

Ish futbollisti anglez dhe e bija e tij i kishin të përshtatura madje edhe veshjet. Beckham kishte veshur një xhemper ngjyrë vjollce, kurse vogëlushja Harper një jakne me ngjyrë gri. Me siguri, Victoria Beckham do të krenohet kur t’i shohë këto fotografi, me bashkëshortin ‘facer’ dhe vogëlushen e saj ‘engjull’.