Vajza denoncon kryetarin e Peshkopisë për shantazh seksual (Video)
Një denoncim shokues ka ardhur nga Peshkopia. Një 20 vjeçare ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili se ai i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në kërkim të një vendi pune në administratë.

Lajme
Denoncimi është bërë në televizionin Ora News në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Vajza ka thënë se Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme si në hotele. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë.
Vajza ka filluar punë. Dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge, por sipas saj, kreu I bashkisë I ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku edhe kanë shkuar bashkë. Ajo ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë.
20 vjeçarja thotë gjithashtu se Xhelili ka tentuar disa herë ta prekë në zyrën e tij. Ajo e akuzon kreun e bashkisë se bën vazhdimisht të njëjtën sjellje. “Ai më ka treguar se ka pasur edhe vajza të tjera, të cilave u ka ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve. I bëj thirrje policisë, e prokurorisë”, ka thënë 20 vjeçarja.
