Vajza 2 vjeçare shtypet nga makina, derisa nëna e saj po luante në telefon

Një vajzë dy vjeçare në Kinë është shtypur nga vetura, derisa nëna e saj ishte duke luajtur në telefon.

Bota

03/11/2016 15:09

Video e kapur nga kamerat e sigurisë është bërë publike dhe është shpërndarë shumë nga përdoruesit e nervozuar të rrjeteve sociale në lidhje me pakujdesinë e nënës, transmeton lajmi.net

Policia ka hetuar rastin dhe kanë gjetur se vajza ka ecur në zonën e verbër të shoferit.

Ajo endet për disa kohë derisa nëna e saj luan në telefon, ajo bën disa hapa para makinës që ka rezultuar të jetë fatale sepse vajza ka vdekur nga plagët.

“Shpresoj që në qiell nuk ka celularë”. “Këta prindër nuk duhet të quhen prindër”, e komente të tjera janë parë nepër shpërndarjet e videos kudo në rrjetet sociale./lajmi.net