Vaçe Zela, shëndosh e mirë

Vaçe Zela ka reaguar menjëherë, pas spekulimeve në rrjetet sociale se ajo ka ndërruar jetë. Artistja e madhe shqiptare ka mbetur e shokuar me këtë dezinformatë. “Nuk kam vdekur, jam gjallë”, janë fjalët e këngëtares së madhe shqiptare. Ndërkohë e bija, Irma dhe i shoqi i këngëtares, Pjetri pohuan për BalkanWeb se “nuk e dimë…

ShowBiz

02/12/2013 16:51

Vaçe Zela ka reaguar menjëherë, pas spekulimeve në rrjetet sociale se ajo ka ndërruar jetë. Artistja e madhe shqiptare ka mbetur e shokuar me këtë dezinformatë.

“Nuk kam vdekur, jam gjallë”, janë fjalët e këngëtares së madhe shqiptare. Ndërkohë e bija, Irma dhe i shoqi i këngëtares, Pjetri pohuan për BalkanWeb se “nuk e dimë nga ka dalë lajmi, e tmerrshme sesi mund të nxjerrin lajme të tilla. Jemi të shokuar”. Zela jeton qe një kohë të gjatë në Zvicër me familjen.