Ushtria ruse ndalon “selfiet” – Lajmi.net
Ushtria ruse ndalon “selfiet”
Autori: Lajmi.net Auto & TekFunKurioziteteTeknologji 20:02, 6 October 2017
Ministria ruse e Mbrojtjes nxorri një urdhër që u ndalon të gjithë ushtarëve të saj profesionistë postimin e fotove në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve ruse, vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi fotot dhe gjeo-lokalizimi mund të nxjerrin në publik sekrete të bazave dhe ushtrisë ruse.

Vendimi mbërrin pas disa rasteve, ku nëpër rrjetet sociale është verifikuar e kundërta e pretendimeve të Moskës, sidomos sa i takon qëndrimit të saj në Ukrainë.

Në njërin nga këto postime në vitin 2014, ushtari Mikhail Chuguno publikoi një imazh me shënimin: “Me Gradët për në Ukrainë”.

Imazhi tregon një karvan automjetesh transportuese ushtarake dhe Gradët janë model raketash ruse, që besohet se u janë dorëzuar separatistëve në lindje të Ukrainës. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Selfiet, Ushtria Ruse

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool