Ushtarët amerikanë në kufirin turk

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë dakorduar të punojnë së bashku në sigurimin e kufirit turk me Sirinë.

Bota

23/07/2015 10:26

Ata deklaruan se vendet e tyre kanë bashkuar forcat në luftën kundër terrorizmit.

Obama dhe Erdogan, kanë biseduar mbrëmë në telefon për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër ekstremistëve të shtetit islamik, transmeton lajmi.net.

Ata janë dakorduar mbi nevojën për të bashkuar forcat në mënyrë që të parandalojnë “fluksin e luftëtarëve të huaj” në Irak dhe Siri, dhe janë zotuar se prioritet i tyre mbetet siguria rajonale.

Në shtëpinë e bardhë kanë bërë të ditur se Obama ka dënuar sulmin në Suruç, në juglindje të Turqisë pranë kufirit me Sirinë, ku mbetën të vrarë 32 persona dhe 100 të plagosur.

Kryesi i veprës makabre në Suruç sipas analizave të ADN-së, është një qytetar turk 20-vjeç i cili në mënyrë ilegale gjatë vitit të kaluar kishte udhëtuar për në Siri, kanë njoftuar mbrëmë zyrtarët turq. /lajmi.net